Fitimi neto i sektorit bankar të Turqisë arriti në 9.2 miliard lira (1.1 miliard dollarë / 954.1 milion euro) në fund të shkurtit, me 39% më pak krahasim vjetor, treguan të dhënat nga Agjencia e Rregullimit dhe Mbikëqyrjes Bankare të vendit, BDDK.
Asetet e përgjithshme të bankave në Turqi arritën mbi 6.1 trilionë lira në fund të shkurtit, krahasuar me 4.7 trilionë lira një vit më parë, sipas të dhënave të BDDK.
Portofoli i huave të bankave u rrit në rreth 3.6 trilionë lira në fund të shkurtit nga 2.8 trilionë një vit më parë. Raporti i kredive me probleme ndaj gjithë kredive ra në 4.02% nga 5.20% në shkurt 2020.
Depozitat u rritën në 3.4 trilionë lira në fund të shkurtit 2021 nga 2.7 trilionë lira një vit më parë.
Në shkurt, 52 banka operuan në Turqi, duke siguruar punësim për mbi 202,800 njerëz.
/SEENEWS