Rritet interesi për paketat e integruara por telefonia fikse në rënie

08/03/2021 12:00 PM 0 komente

Telefonia fikse ka vijuar tkurrjen. Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i pajtimtarëve të linjave të telefonisë fikse në fund të tremujorit të katërt 2020 është raportuar rreth 223 mijë, që përbën një rënie me 2.9% në krahasim me T3 2020 dhe një rënie me 8% në krahasim me T4 2019.

Nga ana tjetër lidhjet e internetit nga rrjetet fikse kanë pësuar tendencë të kundërt. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare raportoi se numri i pajtimtarëve më akses Broadband në internet nga rrjete fikse në T4 2020 arriti në rreth 497 mijë, që përbën një rritje me 2.3% në krahasim me tremujorin e mëparshëm dhe një rritje me rreth 14% në krahasim me të njëjtin tremujor në vitin 2019.

Në rritje ka qenë edhe numri i pajtimtarëve të rrjeteve fikse që kanë akses në shërbime të integruara (Telefoni/Internet/TV) që në fund të 3 mujorit të katërt 2020 arriti në rreth 292 mijë, një rritje kjo me 4.1% në krahasim me T3 2020 dhe rritje me 6.8% krahasuar me T4 2019.

“Numri i pajtimtarëve me paketa trefishe (Telefoni, Internet dhe TV) përbën 35.3% të totalit të pajtimtarëve me paketa të integruara ndërsa 30.7% janë me paketa “Internet dhe Telefoni” dhe 30.5% me paketa “Internet dhe TV”. 5. 59% e pajtimtarëve me akses broadband në rrjete fikse në fund të T4 2020 ishin pajtimtarë me paketa të integruara (Telefoni/Internet/TV), ku 21% janë me paketa trefishe (Telefoni, Internet dhe TV)” thuhet në raportin e AKEP.

Interesi për internetin dhe paketat e integruara është një tendencë që po shfaqet globalisht në kushtet e pandemisë dhe karantinave të vendosura për shkak të COVID-19. Rritja e përdoruesve të internetit është shfaqur paralelisht edhe në aparatet celularë ndërkohë që rritje të dukshme ka pasur edhe sasia e konsumuar.

Në marsin e kaluar karantinat e vendosura në pjesën më të madhe të globit bënë që përdorimi i internetit të kërcente me një rritje 70 për qind ashtu si edhe shërbimet e transmetimit, televizionet dhe platfoma si Netflix./ N.Maho

Burimi: AKEP

Burimi: AKEP

Burimi: AKEP

Burimi: AKEP

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of