Ekspertët sugjerojnë kujdes për instrumentat afatgjatë…
Nëse keni mundësinë të kurseni para keni pak alternativa. Depozita bankare, e letrat me vlerë të qeverisë. Këto të fundit kanë filluar të bëhen më popullore. Normat e fitimit mbeten më të larta se ato të depozitave në banka, dhe aksesi për bonot është bërë më i thjeshtë.
Drejtor i Departamentit te Thesarit, Union Bank thotë se ”Kjo është një nga format ku mund te investohen kursimet. Eshte rritur aksesi dhe interesi. Qytetarët e kanë më të thjeshtë tashme pasi nuk kanë nevojë të paraqiten ne sportelet e bankës së shqipërisë, por ne bankat e nivelit të dytë”
Sipas te dhenave financiare, aktualisht bonot e thesarit me maturim nje vjeccar kane nje norme interesi prej gati 2%, ndersa norma e interesit ne depozitat bankare po per nje vit eshte rreth 1.7% . ”Ka një ngushtim, pavarësisht se norma e interesit ka rënë në 3- 4 vitet e fundit, ka një rënie më të fortë të interesit të letrave me vlerë”, thotë Ligacaj.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.