Çmimet e naftës u rritën më shumë se 1 për qind të martën, duke shmangur rënien në sektorin e prodhimit të Kinës që ngjalli frikën e ngadalësimit të rritjes së kërkesës, me tregjet që u fokusuan në vend të kësaj në rënien e SHBA-së dhe prodhimin e OPEC që mund të forcojë një treg tjetër ‘të fryrë’.
Kontratat e së ardhmes për naftën e papërpunuar amerikane u tregtuan në 34.22 dollarë për fuçi, 47 më lart caktimit të tyre të fundit. Çmimet janë rritur 30 për qind nga 11 shkurti, kur kontrata ka rënë në nivelin e ulët brenda-ditës prej 26,05 dollarë për fuçi, shifra më e ulët që nga viti 2003.
Kontratat e së ardhmes për naftën e papërpunuar evropiane Brent u rritën 40 cent në 36.97 dollarë për fuçi, dhe deri mbi 20 për qind që nga 11 shkurti.
Megjithatë, të dhënat e dobëta ekonomike nga Kina dhe perspektiva e ngadalësimit të rritjes së kërkesës së naftës penguan rritjen e mëtejshme të çmimeve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.