Në vitin 2017, sasia e qumështit të grumbulluar është rreth 131 mijë ton, duke shënuar rritje me 4,99 %, krahasuar me vitin 2016, sipas INSTAT. Gjatë kësaj periudhe, sasia e qumështit të lopës të grumbulluar është rreth 110 mijë ton, duke shënuar një rritje me 6,55 %, krahasuar me 2016. Nga ana
tjetër, në vitin 2017, sasia e grumbulluar e qumështit të deles është rreth 13 mijë ton, duke shënuar një rritje me 1,54 %, krahasuar me një vit më parë. Sasia e grumbulluar e qumështit nga dhitë është rreth 9 mijë ton, duke shënuar një rënie me 8,04 %, krahasuar me vitin 2016.
Në vitin 2017, sasia e qumështit të prodhuar për konsum është rreth 13 mijë ton, në rritje me 21,64 %, krahasuar me 2016. Ndaj sasisë gjithsej të qumështit të prodhuar në vitin 2017, qumështi gjysëm i skremuar përbën rreth 17,20 %, qumështi i plotë i përpunuar 79,34 %, qumështi i papërpunuar 2,92 % dhe qumështi i skremuar 0,54 %.
Nënproduktet e qumështit
Sasia e prodhuar e djathit sipas llojit të qumështit në vitin 2017 u rrit me 2,87 %, krahasuar me një vit më parë. Sasia e djathit të përpunuar pësoi një rënie me 24,02 %, ndërsa prodhimi i gjalpit shënoi një rritje me 6,55 %, krahasuar me një vit më parë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.