Vijon të rritet numri i të diplomuarve në Shqipëri. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, raporti i femrave të diplomuara në 2015 është 64 % krahasuar me 36 % të meshkujve.
Peshën kryesore në diplomat e marra sipas fushave të studimit në arsimin e lartë, e zë ajo e shkencave të biznesit, administrimit dhe ligjit me 29 % së të gjithë të diplomuarve, e cila varion në raport femra me meshkuj prej 59 dhe 41 %.
Si fushë studimi, më e dominuar nga femrat e diplomuara është ajo e shkencave të arsimit, e ndjekur nga shëndeti dhe mirëqenies, e më pas në ndryshim nga vitet e mëparshme nga ajo e shkencave natyrore, përkatësisht 80, 76 dhe 73 %.
Ndërsa fusha më e dominuar nga meshkujt në arsim e lartë është ajo shërbimeve, pasuar nga ajo e inxhinierive, e më tej ajo e bujqësisë dhe teknologjisë së informacionit, përkatësisht 63, 58, 55 dhe 51 %.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Duhet lexuar grafiku ashtu sic duket; nga te diplomuarit ne fushen e administrimit biznesit dhe ligjit e cila ze vendin e pare nder 10 fushat e studimit, 59,2% e tyre jane femra.