Sipas INSTAT, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Qershor 2018 është 277 mijë ton, duke u ulur 14,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.
Në gjashtëmujorin e parë 2018, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 1.940 mijë ton, duke u ulur me 0,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.
Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.584 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 34,8 % krahasuar me Qershor 2017.
Për gjashtëmujorin e parë 2018, ky volum është 8.300 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 33,4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vtit 2017.
Në muajin Qershor 2018, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 175 ton. Në gjashtëmujorin e parë 2018, me ajër janë transportuar 1.075 ton mallra, duke u ulur 2,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë 2017. Numri i fluturimeve të kryera, në Qershor 2018, është 2.314 duke shënuar një rritje me 13,1%, ndaj Qershor 2017. Në gjashtëmujorin e parë 2018, janë kryer 11.774 fluturime, duke u rritur me 9,6 %, krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në Qershor 2018 është 133.037 pasagjerë, krahasuar me Qershor 2017, ky tregues është rritur 10,0 %. Në gjashtëmujorin e parë 2018, kanë udhëtuar me linjë detare 445.588 pasagjerë, duke u ulur me 4,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në gjashtëmujorin e parë 2018, transporti ajror i pasagjerëve zë 72,7 % të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në gjashtëmujorin e parë 2018 është 1.270.329 duke u rritur me 13,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.