Rritet numri i rasteve të reja, 164 të infektuar, 3 viktima nga virusi

12/09/2020 4:40 PM 0 komente

164 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga 872 testime të kryera, ndërsa të shëruar rezultojnë 51 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6494 që nga fillimi i epidemisë.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 56 raste në Tiranë, 11 raste në Shkodër, nga 10 raste në Durrës, Korçë, Lushnje, 8 raste në Kurbin, nga 7 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Elbasan, Vlorë, 4 raste në Gramsh, 3 raste në Kukës, Mat, Gjirokastër, 2 raste në Berat, Kamëz, nga 1 rast në Has, Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Bulqizë”.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Një mësues 47 vjeçar nga Pogradeci, pa sëmundje bashkëshoqëruese, pas 12 ditësh në terapi intensive në spitalin Shefqet Ndroqi, nuk e fitoi dot betejën me COVID19.

Edhe një 78 vjeçar nga Fieri dhe një 87 vjeçar nga Gramshi kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of