Numri i rasteve të reja me koronavirus vijon të rritet. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 171 raste të reja nga 952 testime të kryera për të dyshuar të prekur me Covid-19.
“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 41 raste në Tiranë, 18 raste në Durrës, 14 raste në Lushnje, 11 raste në Fier, 8 raste në Librazhd, 7 raste në Berat, Gjirokastër, Kuçovë, 6 raste në Shkodër, Korçë, 5 raste në Elbasan, Vlorë, Mallakastër, Skrapar, 4 raste në Tepelenë dhe Përrenjas, 3 raste në Krujë dhe Bulqizë, 2 raste në Mirëditë, Tropojë, Mat, Malësi e Madhe, Peqin, 1 rast në Kukës dhe Patos”.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Listës të të shëruarve i janë shtuar edhe 85 qytetarë, duke e çuar në 9585 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Numri i viktimave shkon në 424 që nga fillimi i epidemisë.
“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, katër qytetarë, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 66 vjeçare nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Skrapari dhe një 78 vjeçar nga Përmeti”.
Për statistikat më të fundit klikoni këtu: Coronavirus në Shqipëri
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.