Bullgaria ka vendosur të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 15 korrik, por kjo nuk do të thotë që do të vendosen masa të reja apo të rivihen kufizimet e mëparshme.
Gjendja e jashtëzakonshme fillimisht ishte caktuar të përfundonte në 14 qershor, më pas u shtri deri në 30 qershor, ndërsa në mbledhjen e sotme të kabinetit, u vendos të zgjatet deri më 15 korrik.
Ky vendim erdhi, pasi ditët e fundit ka patur një rritje të konsiderueshme të rasteve të reja me koronavirus.
Ministri i Shëndetësissë Kiril Ananiev tha se qeveria do të mbështetej në masat kufizuese që po zbatonte për momentin. Këto përfshijnë ndalimin e hyrjes në Bullgari ose karantinë të detyrueshme për njerëzit nga vende të caktuara. Përdorimi i maskës do të mbetet i detyrueshëm në vendet publike të mbyllura. Po ashtu zbatimi u masave higjienike dhe dezinfektimin në vendet e punës, puna nga shtëpia kur është e mundur, si dhe kufizime në numër në mbledhjen e njerëzve në ngjarje masive.
“Ne do ta rrisim shumë kontrollin,” tha Ananiev.
Një ditë më parë përdorimi i maskave në vendet publikë u kthye në fuqi, pikërisht në këtë ditë kryeministri bullgar Boiko Borissov dhe disa të tjerë u gjobitën pasi hynë në një kishë në Manastirin Rila pa përdorur maska.