Ka shkuar në 12 numri i të prekurve në vendin tonë, ndërsa janë testuar deri më tani 157 persona, njofton Zv/Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.
“Në 24 orët e fundit janë kryer edhe 43 testime të reja, nga të cilat kanë rezultuar dy raste pozitive me COVID-19. Njëri prej tyre është i lidhur me rastin e parë të identifikuar me koronavirusin e ri ndërsa rasti tjetër është një i moshuar në Lushnje, me histori udhetimi me Italine. Të dy rastet e reja në vetëizolim dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Në total deri në këto momente, janë testuar 157 të dyshuar për COVID-19 dhe janë 12 persona të identifikuar pozitiv: Prej tyre, 9 kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifkuar dhe 3 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në Lushnje dhe një në Durrës” tha Rakacolli.
Rastet e para u zbuluan në Shqipëri mengjezin e së hënës, kun je djalë i ri e kishte importuar atë nga shtetin fqinj Italia. Më mas virusi ishte transmetuar ehe të babai i tij dhe anëtarë të tjerë të familjes. Edhe personat e tjerë rezultojnë me histori udhëtimi kohët e fundit në Itali.
Nga moment i parë i zbulimit qeveria shqiptare ka marrë një sërë masash për parandalimin e mëtejshëm të virusit.
Lexo edhe këtë: Covid-19, Rama: Pezullim i institucioneve arsimore për dy javë, ndalohen fluturimet në Italinë e veriut
Lexo edhe këtë: Koronavirusi, Urdhri i MSH: Masat, nga ndalimi i operacioneve kirurgjikale deri tek eksporti i barnave
Lexo edhe këtë: Bllokohen të gjitha rrugët me Italinë, pezullohen fluturimet dhe tragetet