Prodhimi industrial në eurozonë u rrit papritur në shkurt, megjithatë nuk pati ndikim të ndjeshëm mbi vështirësitë me të cilat po përballet ekonomia në stanjacion e rajonit.
Një rritje e lehtë e prodhimit të energjisë në dimër, gjithsesi nuk dukej të ishte më shumë se 0.5 për qindëshi i rritjes mujore që u raportua nga zyra e statistikave të BE-së.
Analistët këtë radhë ishin në një vlerësim të përbashkët për një rënie prej rreth 0.2 për qind në ritmet e rritjes.
Të dhënat vërtetojnë dobësinë e treguesve të tjerë si indekset e menaxherëve në eurozonë muajin e kaluar,
të cilat e kanë shuar optimizmin që ngjalli para disa kohësh 1 trilion euro-shi i Bankës Qendrore Evropiane në formën e mbështetjes për sistemin bankar europian.
Prodhimi industrial në shkurt mbeti 1.8 për qind më i ulët se në të njëjtin muaj vitin e kaluar, duke nxjerrë edhe një herë në pah problemet në ekonominë e eurozonës,
e cila duket se ka hyrë në një recesion teknik, të karakterizuar nga dy periudha të njëpasnjëshme tkurrjeje, në tre muajt e parë të vitit.
Prodhimi i brendshëm bruto në rajon ra 0.3 për qind në tremujorin e katërt.
“Rreziqet për një rënie në perspektivën ekonomike vazhdojnë ende,“ deklaronte BQE në buletinin e saj të enjten.