Rritet tarifa doganore për frigoriferët

25/12/2018 4:43 PM 0 komente

Është miratuar dhe hyn në fuqi ligji “Për një ndryshim në ligjin nr.9981, datë 8.9.2008, “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të ndryshuar, ka si qëllim unifikimin e tarifës doganore, për të gjitha nën kodet në nivel tetëshifror të Kreut 8418 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, që i përkasin artikullit “njësi frigoriferike” me synim krijimin e një konkurrence të drejtë për të gjithë importuesit që trajtojnë këta artikuj. Tarifa doganore nga 2% u bë në 10%, për 4 kode (8418 10 20; 8418 10 80; 8418 30 20 dhe 8418 30 80) të Kreut 8418, të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave që përfaqësojnë ftohësit/ngrirësit e kombinuar, të përshtatura me dyer të jashtme të veçanta, me kapacitet mbi 340 litra dhe të tjera si dhe ftohës/ngrirësit e kombinuar, të përshtatura me dyer të jashtme të veçanta, me kapacitet deri 400 litra, si dhe me kapacitet mbi 400 litra por deri 800 litra. Sipas Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, në Kreun 8418, në nivel 8-shifror, përfshihen 20 kode tarifore nga të cilët 4 prej tyre kanë tarifë doganore 2%, ndërsa kodet e tjera, kanë tarifë doganore 10%. Unifikimi i tarifës vlerësohet se sjell një efekt pozitiv në buxhet, në masën 50 milionë lekë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of