Individët, që punojnë në më shumë se një punë, duhet të përgatiten që të paguajnë më shumë tatim mbi të ardhurat. Kjo do të ndodhë, pasi ata do të jenë të detyruar të bëjnë deklarimin vjetor të të ardhurave në fillim të vitit pasardhës, çka do të ndryshojë tërësisht mënyrën sesi llogaritet tatimi mbi pagat e tyre, duke bërë që individët të përfitojnë vetë një herë nga përjashtimi për të ardhurat deri në 30 mijë lekë, ndërsa nëse shuma e dy pagave të tyre i kalon 150 mijë lekët, do të tatohen për shtesën me 23%. Numri i punëmarrësve që janë të punësuar në më shumë se një vend pune për vitin 2018 është 31, 737 dhe për 9-mujorin e vitit 2019 është 35, 558, sipas të dhënave zyrtare.
Me një ndryshim në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, Ministria e Financave parashikon që individët që janë të punësuar në më shumë se një punëmarrës do të bëjnë deklarimin vjetor të të ardhurave, edhe nëse ai nuk i kalojnë 2 milionë lekët në vit.
Më herët, detyrimin për të bërë deklarimin vjetor e kishin vetëm individët që kishin të ardhura prej më shumë se 2 milionë lekësh.
Ndryshimi përcakton që të gjithë individët, të cilët janë të punësuar në më shumë se një punëmarrës, “deklarojnë në deklaratën e tyre vjetore të të ardhurave, në një shumë të vetme, të gjitha të ardhurat e siguruara nga punësimi, llogarisin shumën totale të detyrimit tatimor mbi pagat, zbresin kur është rasti, tatimin e mbajtur në burim nga punëdhënësi dhe përcaktojnë shumën e detyrimit tatimor që duhet të paguajnë për buxhetin e shtetit”. Ndryshimi pritet të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
Burime zyrtare nga Ministria e Financave thanë për Monitor se përmes këtij ndryshimi synohet që të vendoset barazi në tatimin mbi të ardhurat që paguhet nga punëmarrësit. P.sh, sot një individ, që mund të marrë paga në tre bordero, me nga 30 mijë lekë secila, nuk paguan asnjë lekë tatim mbi të ardhurat (deri në 30 mijë lekë, tatimi mbi të ardhurat është zero), ndonëse në total ai merr 90 mijë lekë.
Ky individ tashmë, kur të bëjë deklarimin e të ardhurave të vitit të mëparshëm, do të duhet të paguajë tatimi mbi të ardhurat, pasi duhet të llogarisë tatimin mbi pagën mbi totalin prej 90 mijë lekë (në bazë të së cilës duhet të paguajë 13% të shumës mbi 30 mijë lekë). Si rrjedhojë, në këtë rast, ky individ do të duhet të paguajë tatim mbi të ardhurat 93,600 lekë (7,800 lekë në muaj), në momentin që do të bëjë deklarimin e të ardhurave personale (sipas ligjit deklarimi i të ardhurave personale bëhet brenda datës 30 prill të vitit pasardhës).
Ose një individ që ka dy paga mujore nga 50 mijë lekë, aktualisht paguan në vit si tatim mbi të ardhurat 62,400 lekë në total (për të dy pagat, llogaritet vetëm 13% e shumës mbi 30 mijë lekë). Në fillim të vitit të ardhshëm të vitit, kur të bëhet deklarimi i të ardhurave dhe rillogaritja, ai do të duhet të paguajë shtesë në total edhe 46,800 lekë (pasi tatimi do të llogaritet mbi një pagë të vetme prej 100 mijë lekësh dhe do të rezultonte në total 109,200 lekë për gjithë vitin). Shuma e paguar do të rritet në këtë rast me 42% (shiko tabelën 1).
Në rast se individi ka dy paga që i kalojnë 150 mijë lekë në muaj, tatimi që ata do të paguajnë do të jetë edhe më i lartë, pasi pjesa mbi 150 mijë lekë do të tatohet me 23%. Psh, një individ me dy paga nga 90 dhe 80 mijë lekë në muaj (170 mijë lekë në total), aktualisht paguan 171.6 mijë lekë tatim në vit. Me deklarimin e të ardhurave, tatimi total do të rezultojë 242.4 mijë lekë, ose 78,800 lekë më shumë. Shuma totale që duhet paguar është 30% më e lartë, sesa kur deklaronte dy rroga veç e veç (shiko tabelën 2).
Prej mëse dy vitesh, kjo mënyrë deklarimi dhe rillogaritje kryhej për ata individë që ishin të dypunësuar, por të ardhurat e tyre e kalonin kufirin e 2 milionë lekëve në vit, ose mbi 167 mijë lekë në muaj.https://www.monitor.al/rritet-tatimi-per-te-dy-punesuarit-me-te-ardhura-mbi-167-mije-leke-muaj/
Tashmë kjo skemë po shtrihet tek të gjithë për të vendosur parimin e barazisë. Burimet nga Ministria e Financave thanë se nuk ka kuptim dhe drejtësi, që një individ që merr një pagë psh 180 mijë lekë në muaj, të paguajë më shumë se një tjetër që merr po të njëjtën shumë, por të ndarë në dy apo tre paga. Nga ana tjetër, sërish nuk ka kuptim që individët me dy paga të ndara, që nuk e kapin kufirin e 2 milionë lekëve në vit, të tatohen ndryshe nga ata që marrin po më shumë se një pagë dhe që e kalojnë këtë kufi.
Financat pohojnë se kanë tentuar më herët që të bëjnë identifikim manual të personave që kanë më shumë sesa një pagë, ndërsa tashmë është sanksionuar me ligj detyrimi i të gjithë individëve që kanë më shumë se një punë për të deklaruar të ardhurat totale nga pagat, çka do të sjellë dhe rritje të tatimit të paguar prej tyre.
Tatimi mbi të ardhurat për pagat mbi 150 mijë lëkë (23%) jo vetëm është më i larti në rajon, po ai nxiti një skemë të shmangies ndaj taksave, duke shfrytëzuar hapësirat ligjore dhe diferencat në tatimin ndaj individëve dhe ndaj bizneseve të vogla. Individë me paga të larta dolën nga skema e pagës së kompanive dhe u regjistruan si persona fizikë (biznes i vogël) dhe filluan të faturojnë kompanitë që ata punojnë, në mënyrë që të shmangin tatimin mbi të ardhurat personale, që për pagat e larta arrin deri në 23%. Tatimet një vit më parë hartuar disa ndryshime ligjore për të kapur shmangësit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
jo
Individët rezidentë i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale gjatë periudhës tatimore, për të gjitha burimet e të ardhurave, sipas parashikimeve të Ligjit Nr. 8438, datë 28.12.1998.
NJE GAFE E SISTEMIT ELEKTORIK TE NDERUAR NE 2015 TATIMOR NUK MUND TE RREGULLOHET ME LIGJ. (Ligji shprehet qarte ke marre te ardhura duhet te tatohesh)
E LLOGARISNI PAK DEMIN E SHKAKTUAR DERI ME TANI ME RRETH 10 MILION EURO NE VIT.
TATIMET NESE BEJNE NDRYSHIME THJESHT DO TE AMNISTOJNE ATA QE NUK KANE PAGUAR.
Cfare gafe e sistemit thua? kur nuk e ke iden me mir mos fol o levë qeverie. Kemi marre te ardhura ama kemi sakrifikuar familjen, arsiminn, kohen dhe veten tone. Kemi paguar cdo taks, kontribut per te dyja punet, ndersa sot na thuhet qe duhet te llogariten te dyja pagat si nje e vetme. Kto jane kleçka te evitueshme dhe qellimisht te vendosura nga tatimet per te mbush xhepat e llumave qe ndodhen ne pushtet. 25 milion euro cdo vit qe i merren te dy punsuarve. Del ktu dhe na shkruan jo gabim sistemi jo ke marr te ardhura do… Read more »
Pyetje. Nqs ke kater pune me rroga 30 000 lek dhe tatohesh 0 tek te gjitha nderkohe dikush qe ka nje rroge te vetme 120 000 tatohet sipas kategorise te ben sens??
Burime zyrtare nga Ministria e Financave thanë për Monitor se përmes këtij ndryshimi synohet që të vendoset barazi në tatimin mbi të ardhurat që paguhet nga punëmarrësit. P.sh, sot një individ, që mund të marrë paga në tre bordero, me nga 30 mijë lekë secila, nuk paguan asnjë lekë tatim mbi të ardhurat (deri në 30 mijë lekë, tatimi mbi të ardhurat është zero), ndonëse në total ai merr 90 mijë lekë.
Pershendetje, detyrimin per deklarim vetem nese te ardhurat bruto jane me te larta se 2 mil, ose deklarim vullnetar