Rritet trafiku ajror europian në maj

12/07/2018 8:30 AM 0 komente

Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve për Rajonin Evropian (ACI) ka bërë të ditur se trafiku ajror në Evropë është rritur me 6,1 për qind në muajin maj krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, përfshirë një ngritje prej gati 33 për qind në qytetin turistik turk të Antalya-s.

Sipas ACI -it, në mujin maj rritjet më të mëdha të rajonit ishin në aeroportet në Gjeorgji (27 për qind), Islandë (26,5 për qind) dhe në Mal të Zi (22,2 për qind), ndërsa Rusia (8.6 për qind) dhe Turqia (7,5 për qind) kishin një ritëm më të moderuar të rritjes, raporton AA.

Ndër aeroportet që pritën më shumë se 25 milionë pasagjerë në vit në muajin maj, aeroporti Antalya në Turqi kryesoi me një rritje prej 32,7 për qind nga viti në vit, pasuar nga Lisbona (13,4 për qind), Moska SVO (11,5 për qind), Dublini (10,2 për qind) dhe Madridi (9,6 për qind).

ACI bëri të ditur se trafiku ajror në pesë aeroportet evropiane u rrit me 3 për qind në saje të rritjes në aeroportin e Frankfurtit (9,5 për qind).
Raporti i trafikut i aeroportit evropian të ACI-t përfshin gjithsej 229 aeroporte, që përfaqësojnë më shumë se 88 për qind të trafikut ajror evropian të pasagjerëve.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of