Së paku 25 botime të reja do të publikohen këtë vit nga INSTAT për sektorët të rëndësishëm të ekonomisë dhe jetës sociale në vend, ndër to Indeksi i çmimeve të banesave dhe anketa e emigracionit.
Sipas një raporti zyrtar që INSTAT ka dorëzuar në Kuvend, referohet se për vitin 2019, janë ndërmarrë iniciativa të reja në të gjitha fushat e prodhimit statistikor dhe modernizimin e infrastrukturës së prodhimit, ku në fushën ekonomike ndër të tjera mund të veçohet: Vlerësimi eksperimental i indeksit të Çmimeve të Banesave, implementimi i gjuhës R për kontrollin dhe llogaritjen e treguesve statistikorë, prodhimi i statistikave mbi bazën e Produkteve të industrisë Përpunuese.
Do të nisë prodhimi i të dhënave paraprake për inovacionin në Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe publikimi i të dhënave paraprake të shpenzimeve për Kërkim-Zhvillim nga institucionet dhe ndërmarrjet private.
Në fushën sociale do të kryhet Anketa e Migracionit, publikimi i rezultateve të Anketës së Dhunës ndaj grave dhe vajzave 2018, fillimi i punës për Anketën e Shëndetit, publikimi i Rezultateve të Anketës mbi Përdorimin e Teknologjisë së Komunikimit të informacionit nga ana e Familjeve dhe individëve, 2018 si dhe publikim i rezultateve të Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës, 2016- 2017-2018.
Në fushën e bujqësisë dhe mjedisit do të nisë llogaritja e treguesve për prodhimin
bimor, blegtoral dhe treguesve të llogarive ekonomike në bujqësi, kryerja e vrojtimit mbi
sipërfaqen e mbjellë, llogaritja e SO (standard outputit) për bujqësinë dhe për
blegtorinë si dhe kryerja e vrojtimit mbi përpunimin e lëndës drusore pranë
ndërmarrjeve të përpunumit të drurit.
Më poshtë, aksionet e reja që do të ndërmerren në vitin 2019 sipas fushave kryesore
statistikore:
Statistikat ekonomike:
- Llogaritja e indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit-Taksa Konstante;
- Vlerësimi eksperimental i indeksit të Çmimeve të Banesave;
- Prodhimi i treguesit të Shitjeve nga burime administrative;
- Përmirësimi i metodës së mbledhjes së çmimeve duke përdorur tabletat, për
produktet ushqimore;
- implementimi i gjuhës R për kontrollin dhe llogaritjen e treguesve statistikorë;
- Prodhimi i statistikave mbi bazën e produkteve të industrisë përpunuese
(PRODCOM);
- Publikimi i të dhënave paraprake për inovacionin në Ndërmarrjet e vogla dhe
të mesme;
- Publikimi i të dhënave paraprake të shpenzimeve për Kërkim-Zhvillim nga
institucionet dhe ndërmarrjet private;
- Prodhimi i statistikave të turizmit (strukturat akomoduese);
- Publikimi i regjistrit të mjeteve të transportit rrugor;
Statistikat sociale:
- Kryerja e Censit pilot të Popullsisë e Banesave;
- Kryerja e Anketës së Migracionit;
- Publikimi i Rezultateve të Anketës së Turizmit – Pushime dhe Udhëtime, 2017-18;
- Publikimi i Rezultateve të Anketës mbi Përdorimin e Teknologjisë së Komunikimit
të informacionit nga ana e Familjeve dhe individëve, 2018;
- Publikim i rezultateve të Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës, 2016-
2017-2018;
- Publikimi i rezultateve të Anketës së Dhunës ndaj grave dhe vajzave 2018;
- Publikimi vjetor i statistikave të krimeve;
- Llogaritja e treguesve të barazisë gjinore;
- Rishikimi i botimit tremujor të statistikave të kulturës;
- Përfshirja e treguesve për personat me aftësi të kufizuar;
- Fillimi i punës për anketën e shëndetit;
- Plotësimi i pyetësorit të shpenzimeve në shëndetësi;
Statistikat e bujqësisë dhe mjedisit:
- Vrojtimi vjetor në bujqësi për vitin 2018. Llogaritja e treguesve për prodhimin bimor, blegtoral dhe treguesve të llogarive ekonomike në bujqësi;
- Vrojtimi vjetor në bujqësi për vitin 2019. Përgatitja e pjesës metodologjike të
vrojtimit;
- Vrojtimi vjetor për ujin dhe përdorimin e tij. Llogaritja e treguesve të përdorimit
të ujit sipas aktivitetit ekonomik;
- Llogaritja e SO (standard outputit) për bujqësinë dhe për blegtorinë;
- Revizionimi i serisë kohore mbi statistikat e prodhimit bimor 2013-2017;
- Vrojtim për sipërfaqen e mbjellë;
- Mbledhja e të dhënave administrative për prodhimin bimor në nivel bashkie;
- Mbledhja e të dhënave administrative për prodhimin shtazor në nivel bashkie;
- Mbledhja e të dhënave administrative mbi pyjet, kullotat dhe biodiversitetin në
nivel bashkie;
- Mbledhja e të dhënave administrative mbi peshkimin dhe flotën detare;
- Vrojtimi mbi përpunimin e lëndës drusore pranë ndërmarrjeve të përpunumit të
drurit;
- Mbledhja e të dhënave vjetore mbi të mirat dhe shërbimet në mjedis, bazuar në
të dhënat administrative;
- Mbledhja e të dhënave vjetore mbi llogaritë e emetimeve në ajër dhe në ujë,
bazuar në të dhënat administrativ.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.