Studimi më i fundit i Institutit Kërkimor GfK ka bërë të ditur se, shitjet tregtare on-line në Zvicëer janë rritur në vitin 2015 me 500 milionë franga.
Rroba, libra apo produkte elektronike, të gjithë këto artikuj që zviceranët i kanë porositur me një klik.
Përveç ushqimit, citon studimi, blerja online është një biznes rritje e sipër. Kjo rritje erdhi kryesisht nga blerja e rrobave dhe produkteve elektronike.
Sipas raportit, 14 për qind e të gjitha blerjeve joushqimore në Zvicër janë bërë në internet vitin e kaluar.
Ndërsa shitja e ushqimit online mbetet e njëjtë për vite me radhë, vetëm 1.7% e popullsisë porosit ushqim online.