Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane,WTI u rrit për herë të dytë në tre ditë pasi prodhimi industrial u zgjerua me ritmin më të shpejtë këtë vit në Kinë, konsumatori i dytë më i madh i naftës në botë. Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent avancoi në Londër.
WTI për dorëzimet e korrikut u rrit gati 59 cent në 103.30 dollarë për fuçi në bursën e Neë York dhe ishte në 103.26 dollarë në Tokio. Vëllimi i të gjitha kontratave të së ardhmes të tregtuara ishte rreth 4 për qind nën mesataren 100 ditore. Çmimet janë rritur 4.9 për qind këtë vit.
Brent për dorëzimet e korrikut fitoi gati 46 cent ose 0.4 perqind në 109.87 dollarë në tregtimet e Londrës. Diferenca e Brent ndaj WTI ishte në një prim prej 6.55 dollarë krahasuar me 6.70 dollarë në 30 maj.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.