Bizneset private në eurozonë u zgjeruan në ritmin e tyre më të shpejtë në katër vitet gjatë këtij muaji, tregoi një studim, duke siguruar shenjat më të qarta për një rimëkëmbje ende të qëndrueshme në rajon.
Shifrat e ‘ndritshme’ për zonën e euros u përshëndetën nga anketat nga Gjermania dhe Franca, dy ekonomitë më të mëdha të bllokut, të cilat të dyja treguan se firmat e fabrikave dhe shërbimeve u rritën shumë më shpejt se sa priteshin.
Në një kohë kur tregjet financiare globale janë ‘magjepsur’ nga ngërci midis Greqisë dhe kreditorëve të saj, të dhënat ka të ngjarë të inkurajojnë Bankën Qendrore Evropiane e cila po shtyp 60 mld euro në muaj për të nxitur rritjen dhe inflacionin.
Indeksi i përbërë i Blerjes së Menaxherëve të Markit, bazuar në anketat e mijëra të kompanive dhe që perceptohet si një tregues i mirë i rritjes, u rrit në 54.1 nga 53.6, në përputhje me parashikimin më optimist në një sondazhi të Reuters. Kjo ishte shifra më e lartë që nga maji i vitit 2011.
Industria dominuese e shërbimit të bllokut kontribuoi në shumicën e rritjes së përgjithshme dhe një PMI që mbulon këto firma u rrit në nivelin më të lartë në katër vjet në 54.4 nga 53.8 që shënonte në maj, mbi të gjitha parashikimet në një sondazh të Reuters, parashikimi mesatare i së cilit ishte 53.6.
Megjithatë firmat, ulën më tej çmimet për të inkurajuar biznesin e ri në qershor, tregoi anketa. Nnë indeksi i çmimeve të prodhimeve ishte 49.0, nga 49.3 në maj.
Çmimet e konsumit në zonën e euros u rritën 0.3 për qind nga viti në vit në muajin maj, nxitur nga kostot më të larta të ushqimit dhe shërbimeve dhe një euro më e dobët.
PMI e fabrikës u rrit në 52.5 nga 52.2, shifra më e lartë e tij në më shumë se një vit, ndërsa një nën indeks që mbulon prodhimin, e cila ‘ushqehet’ në PMI e përbërë, u rrit lehtazi deri në 53.5 nga 53.3.
Megjithatë kërkesa nga jashtë për mallrat e bllokut, nuk e ‘rimorri veten’ aq shpejt sa kulmi 13-mujor i majit për shkak të një ekonomie më të dobët globale dhe shqetësimeve se falimenti grek ka të ngjarë të shpërbëjë bashkimin monetar.
Nën indeksi i ri për porozitë e eksportit ra në 52.6 nga 53.2 në maj.