Njohës të çështjeve ekonomike në Kosovë, propozojnë që Qeveria t’u mundësojë qytetarëve edhe një tërheqje nga Fondi Pensional, prej 20 për qind. Kjo, sipas tyre, do ta zbuste situatën e vështirë financiare aktuale. Kurse, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka propozuar tërheqjen e Trustit deri në 30 për qind.
Me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, të nxjerrë në dhjetor 2020 nga Qeveria e Avdullah Hotit, qytetarëve iu ishte mundësuar të tërheqin 10 për qind të kursimeve nga Trusti.
Për katër muaj sa zgjati aplikimi, 427 mijë e 371 veta tërhoqën mbi 197 milionë euro. Rreth 120 milionë euro prej tyre do të rimbursohen në 5 vitet e ardhshme, për personat që tërhoqën më pak se 1 mijë euro.
Një kërkesë e tillë tashmë është ri-aktualizuar në Kosovë.
Ekspertet e ekonomisë po kërkojnë mundësimin e tërheqjes së një përqindjeje nga Fondi i Kursimeve Pensionale, sikur para një viti.
Argument për këtë kërkesë e kanë rritjen e çmimeve në shumë sektorë.
Mustafë Kadrijaj, ekspert i ekonomisë, thotë se pandemia COVID-19 e ka bërë të veten dhe ka ndikuar në të gjitha fushat, në uljen e aktivitetit ekonomik dhe rritjen e krizës ekonomike dhe financiare.
Kadrijaj tha se meqë Qeveria e Kosovës nuk po mund t’i përkrahë bizneset dhe qytetarët, së paku duhet t’ua japë mundësinë që qytetarët t’i tërheqin 20% nga Trusti.
Sipas tij, pandemia ka ulur nivelin e mjeteve në portofolin e çdo qytetarit dhe të secilit biznes.
“Këto probleme u bartën dhe ndikuan në rritjen e çmimeve në të gjitha lëmit, si në sektorin e ushqimeve e të ngjashme. Është shumë e mirëseardhur për qytetarët tërheqja e 20 % të Trustit për faktin se do ta lehtësonte jetën ekonomike të tyre. Po ashtu do të ndikonte në fuqizimin e konsumit, rrjedhimisht do të ndihmonte edhe vetë biznesin”, është shprehur ai.
Kurse, Jakup Bellaqa, njohës i çështjeve ekonomike si dhe profesor universitar, po ashtu, mbështet idenë që qytetarët të lejohen të tërheqin edhe 20 për qind të kursimeve të tyre nga Trusti Pensional.
“Duhet t’i lejojë, sepse kjo është praktikë që është aplikuar edhe më herët nga qeveritë e kaluara. Ato janë mjete të qytetarit, janë mjete të lira, mundet t’i shfrytëzojë. Për shkak të rritjes së çmimeve duhet, kish qenë mirë, është si alternativë e mundshme, sepse edhe rritet fuqia blerëse. Kishte qenë një zgjidhje optimale me dalë nga kjo situatë e vështirësi financiare”.
Sipas tij, shteti përmes Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) duhet të shikojë mundësitë që me bankat komerciale të mundësohen kredi afatgjata për bizneset, të ulen normat e kamatave, përfshirë dhe për kreditë konsumuese “në mënyrë që të dilet nga kjo situatë”.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka ripropozuar tërheqjen e Trustit deri në 30%, kjo për shkak të, siç shprehet, shtrenjtimit të rrymës dhe të gjitha produkteve të konsumit.
Ai thotë se këtë ri-propozim po e bën me kërkesë të qytetarëve, teksa ka bërë edhe ndarjen se nga sa për qind të Trustit duhet të përfitojnë qytetarët.
“Me kërkesë të shumë qytetarëve ri-propozoj: tërheqjen e mjeteve financiare për qytetarët nga Trusti Pensional deri në 30 për qind. Pas shtrenjtimit të rrymës dhe të gjitha produkteve të konsumit ditor është më se e nevojshme që Qeveria ta sjell në votim propozimin tim për tërheqjen e Trustit Pensional deri në 30 për qind”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Sipas tij, qytetarët që kanë të ardhura më të ulta do të mbështeten me shumë.
Me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, të nxjerrë në dhjetor 2020 nga Qeveria e Avdullah Hotit, qytetarëve iu ishte mundësuar të tërheqin 10 për qind të kursimeve nga Trusti.
Asokohe, Vetëvendosje opozitare ishte kundër 10%-shit, pasi konsideronte se e shkelte parimin e paprekshmërisë së këtyre parave, dhe krijonte pabarazi sociale.
“Pjesa më e prekur nga kriza ekonomike nuk do të ndihmohet. Ne nuk jemi kundër të ndihmohen edhe ata që nuk e kanë me patjetër, mirëpo prioriteti duhet të jetë te ata që nuk kanë fare para në Trust”, ishte shprehur ish-deputeti Hekuran Murati në seancën e 14 gushtit 2020.
Për katër muaj sa zgjati aplikimi, 427 mijë e 371 veta tërhoqën mbi 197 milionë euro. Rreth 120 milionë euro prej tyre do të rimbursohen në 5 vitet e ardhshme, për personat që tërhoqën më pak se 1 mijë euro.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) kishte dalë kundër tërheqjes së 10-përqindëshit nga Fondi Pensional i Kursimeve. Sipas FMN-në, tërheqja e këtyre parave, zvogëlon pensionet e ardhshme dhe kufizon madhësinë e tregut të brendshëm të kapitalit.
Tërheqja e 10% të kursimeve ishte mundësuar me Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, i votuar në Kuvendin e Kosovës si ndihmë për periudhën e pandemisë. Qysh atëherë kishte pasur propozime që qytetarëve t’iu lejohej të merrnin deri në 30 për qind nga Fondi Pensional i tyre.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Të nderuar deputet, mbi gjitha keni respekt për votim votave pupullata kan shprehur dëshirë , duke u mbështetur premtiveve të Juaja duke filluar nga Kryeministri, Presidentja, deputetët, këshillatarët të kenë parasysh krizzën ekonomike duke filluar nga fëmit të cilët në fillim iu është dhënë shujta e bukës mëngjesi shkollave të ulta, e sot fëmit presin nga prindërti apo skanë prindër më shumë shkojnë në shkollë të uritur, keni respekt premtimeve gjatë zgjelljeve vijnë fjalët e ëmbëla popullata sot vuan nga pa drejtësia, dhe në fundë këkrohet të punsëuarëve djersa e vetë lidhur me trustin pensional propozimi të aporovohet, kurse ata… Read more »