Tri problemet madhore të raportuara gjatë kësaj ankete ishin papunësia me 36.4 për qind, varfëria me 21.1 për qind dhe çmimet e furnizimeve esenciale me 7.7 për qind.
Rritja e çmimeve, papunësia dhe varfëria janë tri problemet kryesore që i shqetëson qytetarët e Kosovës.
Kështu thuhet në anketën e Pulsit Publik të publikuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, duke shtuar se 34 për qind e qytetarëve janë të shqetësuar me papunësinë, ndjekur nga varfëria me 21.1 për qind dhe rritja e çmimeve të produkteve bazike me 7.7 për qind.
Derisa mjedisi, që ishte një nga tri problemet kryesore në vjeshtë 2021, tani ka rënë në vendin e tetë.
“Tri problemet madhore të raportuara gjatë kësaj ankete ishin papunësia me 36.4 për qind, varfëria me 21.1 për qind dhe çmimet e furnizimeve esenciale me 7.7 për qind. Mjedisi, që ishte një nga tri problemet kryesore në vjeshtë 2021, ka rënë në vendin e tetë. Kujdesi shëndetësor me 5.7 për qind dhe korrupsioni me 5 për qind, ishin ndër pesë problemet kryesore të identifikuara nga të anketuarit”, thuhet në raport.
Sipas këtij raporti krahasuar me vjeshtën e vitit 2021 (9.3 për qind), shkalla e atyre që e konsideronin korrupsionin si problem madhor ka rënë për 4.3 pikë përqindjeje.
Serbët e Kosovës e konsiderojnë papunësinë (20.5 për qind), çmimet e shërbimeve komunale (14.8 për qind) dhe furnizimin me energji elektrike (11.4 për qind) si tri çështjet më madhore, ndërsa për komunitetet e tjera të Kosovës problemi më i madh është papunësia (48 për qind), e ndjekur nga varfëria (20.5 për qind) dhe problemet me hapësirat urbane (13 për qind).
Kurse, për shqiptarët e Kosovës, papunësia (36.5 për qind), varfëria (21.9 për qind) dhe çmimet e furnizimeve esenciale (8.1 për qind) ishin tri problemet madhore në Kosovë.
“Gjithsej 75 për qind e të anketuarve konsiderojnë së punësimi në institucionet publike në Kosovë nuk bëhet në baza meritore, krahasuar me vjeshtën 2021 kur këtë e besonin 73 për qind e të anketuarve. Mesatarisht, 22 për qind e anketuarve pohojnë se perceptojnë që korrupsioni në shkallë të gjerë është i pranishëm në institucionet publike dhe ndërkombëtare në Kosovë, një rënie prej 1.6 pikë përqindjeje nga vjeshta 2021 (23.4 për qind)”.
Po ashtu edhe pandemi ka pasur ndikim të madh tek qytetarët e Kosovës. Sipas raportit gjithsej 62.5 për qind e të anketuarve deklaruan se COVID-19 ka pasur ndikim negativ në mirëqenien e tyre ekonomike.
“ Gjithsej 48.1 për qind deklaruan se ka ndikuar negativisht në shëndetin e tyre fizik dhe 52.6 për qind treguan se ka ndikuar në shëndetin e tyre mendor. Gjithsej 35.5 për qind janë shprehur të kënaqur me masat e marra nga kabineti ekzekutiv për parandalimin e përhapjes së COVID-19”.
Sipas UNDP-së, Indeksi i Besueshmërisë Ekonomike (IBE) qëndron në 0.98 pikë, që është ulje prej 0.54 pikë nga vjeshta 2021.
Po ashtu, aty theksohet se 22.2 për qind e anketuarve pohojnë se perceptojnë që korrupsioni në shkallë të gjerë është i pranishëm në institucionet publike dhe ndërkombëtare në Kosovë. Kjo vlerë paraqet rënie prej 1.2 pikë përqindje nga vjeshta e 2021-së.
Gjithashtu edhe numri i të anketuarve të gatshëm t’iu bashkohen protestave politike është rritur për 1.1 pikë përqindje që nga vjeshta 2021.
Të dhënat e zbërthyera sipas përkatësisë etnike tregojnë se shqiptarët e Kosovës janë më të gatshëm të protestojnë sesa serbët e Kosovës dhe pjesëtarët e komuniteteve të tjera të Kosovës
Gjithsej 37.6 për qind e të anketuarve janë të gatshëm t’iu bashkohen protestave politike në prill 2022 krahasuar me 35.6 për qind në vjeshtën 2021. Ky numër është më i lartë se në dhjetor 2020 (30.6 për qind), prill 2020 (33.6%) dhe nëntor 2019 (31.3 për qind), por më i ulët se në maj 2019 (42.2 për qind). Të dhënat e zbërthyera sipas përkatësisë etnike tregojnë se shqiptarët e Kosovës janë më të gatshëm të protestojnë sesa serbët e Kosovës dhe pjesëtarët e komuniteteve të tjera të Kosovës. Konkretisht, 39.4 për qind e shqiptarëve të Kosovës janë të gatshëm të protestojnë, kundrejt 6.7 për qind të serbëve të Kosovës dhe 30 për qind të pjesëtarëve të komuniteteve të tjera të Kosovës. Krahasuar me vjeshtën e vitit 2021, gatishmëria e serbëve të Kosovës dhe pjesëtarëve të komuniteteve të tjera të Kosovës për të protestuar për arsye politike ra pak nga 7.1 për qind në 6.7 për qind dhe nga 31 për qind në 30 për qind përkatësisht. Numri i shqiptarëve të Kosovës të gatshëm të protestonin për arsye politike u rrit për 2.3 pikë përqindje krahasuar me vjeshtën 2021 (37.1 për qind)”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.