Rritja e numrit të vizitorëve, vit pas viti, është reflektuar në një rritje të interesit për bizneset që të investojnë në zgjerimin e kapaciteteve akomoduese në vend. Instituti i Statistikave, në një anketë të fundit, të publikuar për “strukturat akomoduese” reflekton këtë tendencë ku nga viti 2018 në vitin 2019, kemi një rritje të tyre.
Në vitin 2019, treguesit e kapacitetit të hoteleve dhe strukturave të ngjashme me to, paraqiten si më poshtë: numri i strukturave akomoduese është rritur me 6,0%, krahasuar me vitin 2018; numri i dhomave është rritur me 10,2%, krahasuar me vitin 2018; numri i shtretërve është rritur me 11,8%, krahasuar me vitin 2018” pohon INSTAT.
Sipas këtij të fundit, në vitin 2019 treguesit e shfrytëzimit të kapacitetit të hoteleve dhe strukturave të ngjashme me to, paraqiten si më poshtë: numri i vizitorëve është rritur me 0,9%, në krahasim me vitin 2018; numri i net-qëndrimeve është rritur me 5,8%, në krahasim me vitin 2018; norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 26,5% në vitin 2019, kundrejt 17,5% që ishte në vitin 2018; norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 24,4% në vitin 2019, kundrejt 19,3% që ishte në vitin 2018;
Në vitin 2019, numri më i lartë i net-qëndrimeve është realizuar: sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zona Bregdetare” (58,8%) sipas rajoneve në “Rajonin Jugor “ (33,8%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (92,3%).
Nga grafikët e INSTAT rezulton se nga viti 2018 në vitin 2019 ka një rritje të net-qëndrimeve në struktura akomoduese nga ana e vizitorëve, ndërkohë që piku është mes gushtit dhe shtatorit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.