Rritja në sektorin e pajisjeve wearable ka pësuar një goditje të fortë, për shkak të pandemisë së COVID-19. Gjithsesi, krahasuar me pajisjet e tjera hardware, si smartphonet dhe PC, sektori ia ka dalë mbanë mirë.
Sipas projeksioneve të reja të ABI Research, dërgesat e pajisjeve pritet të rriten me 5% me bazë vjetore në vitin 2020. Rritja vetëm njëshifrore, megjithatë, është shumë më e ulët krahasuar me 17% e parashikuar për vitin, për të mos përmendur rritjen me 23% mes 2018 dhe 2019. Prodhuesit parashikojnë të dërgojnë 254 milionë pajisje në vitin 2020, në rritje me 241 milionë vitin e kaluar.
Ndryshimi i madh është që në tremujorin e parë, njerëzit thjesht nuk blinin pajisje jo të domosdoshme. Pandemia e COVID-19 ka rritur vetëdijen për shëndetin te njerëzit në të gjithë botën – thotë Stephanie Tomsett nga ABI Research.
Pajisjet wearable me funksione të avancuara për monitorimin e shëndetit, do t’i japin një nxitje tregut të pajisjeve wearable në gjysmën e dytë të 2020 dhe parashikohet t’i hapin rrugën 289 milionë dërgesave brenda vitit 2021 dhe 329 milionë dërgesave brenda 2022, derisa bota ta marrë veten nga pandemia.
Sigurisht, pajisjet e Apple Watch dhe Fitbit merren më shumë seriozisht si produkte shëndetësore, falë karakteristikave si leximi i elektrokardiogrameve dhe i nivelit të oksigjenit. Kompanitë kanë bashkëpunuar edhe me grupe kërkimi për studime ndaj COVID – 19.
Burimi: TechCrunch