Rritja e pensioneve pritet të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare. Nga kjo masë do të përfitojnë 553,000 pensionistë. Për qytetin rritja është 4%, ndërsa për fshatin 5%. Në buxhetin e shtetit në dispozicion të këtij vendimi do të jenë 15 milionë dollarë.
VENDIM
Nr. 387, datë 27.6.2012
PËR RRITJEN E PENSIONEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 88 të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për
sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe të nenit 13 të ligjit nr. 10 487,
datë 5.12.2011 “Për buxhetin e vitit 2012”, me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli i
Ministrave
VENDOSI:
1. Rritjen, në masën 4 për qind të:
a) pensioneve të caktuara sipas ligjit nr. 4171, datë 13.9.1966 “Për sigurimet shoqërore në
Republikën Popullore të Shqipërisë”, dhe ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore
në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përjashtuar pensionet e caktuara në përputhje me
paragrafin e katërt të nenit 96 të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në
Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
b) pensioneve të posaçme shtetërore dhe të shtesave të pensioneve të posaçme shtetërore, të
caktuara në përputhje me ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e
Shqipërisë”, të ndryshuar;
c) shtesës mujore, të përfituar me vendimin nr. 326, datë 21.6.1993 të Këshillit të
Ministrave “Për kriteret e trajtimit të invalidëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit
shqiptar”;
ç) pensioneve të caktuara me dekretin nr. 758, datë 1.2.1994 të Presidentit të Republikës,
“Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”;
d) shtesës mbi pension, të dhënë me nenin 33 të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për
sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
dh) shtesave mbi pension, të dhëna me nenet 38, 39 dhe 48, të ligjit nr. 7703, datë
11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe me nenin 24 të
ligjit nr. 4171, datë 13.6.1966 “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;
e) pensioneve të caktuara dhe të rillogaritura me ligjin nr. 10 142, datë 15.5.2009 “Për
sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë
së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të
Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të
Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
ë) trajtimeve të veçanta financiare të familjeve të pilotëve fluturues, të caktuara me ligjin
nr. 8455, datë 4.2.1999 “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve, që humbasin jetën në
përmbushje të detyrës, gjatë fluturimit”, të ndryshuar dhe trajtimit të veçantë financiar të pilotëve
fluturues sipas ligjit nr. 9128, datë 29.7.2003 “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve
fluturues në pension”;
f) trajtimeve të veçanta financiare, të caktuara sipas ligjit nr. 9361, datë 24.3.2005 “Për një
trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë, lundrues të nëndetëseve dhe
polumbarëve të forcave detare në pension”;
g) trajtimeve të veçanta financiare të punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë, të
caktuara sipas ligjit nr. 8685, datë 9.11.2000 “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë
punuar në miniera në nëntokë”, të ndryshuar;
gj) trajtimeve të veçanta financiare, të caktuara sipas ligjit nr. 9179, datë 29.1.2004 “Për një
trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”;
3444
h) pensioneve suplementare, të caktuara sipas ligjit nr. 10 139, datë 15.5.2009 “Për
pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së
Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore
publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë.”.
2. Rritjen, në masën 5 për qind, të pensioneve të caktuara në përputhje me ligjin nr. 4976,
datë 29.6.1972 “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të
Shqipërisë” dhe të pensioneve të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt të nenit 96 të ligjit nr.
7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
3. Rritjen, sipas përcaktimeve në pikat 1 e 2 të këtij vendimi, e përfitojnë edhe pensionet të
cilat caktohen nga data 1.7.2012 e në vazhdim, me kusht që data e fillimit të pensionit apo trajtimit
të jetë deri më 30.6.2012, përfshirë edhe këtë datë.
4. Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota
familjare, të caktuara në mbështetje të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në
Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara në përputhje me
paragrafin e katërt të nenit 96 të këtij ligji, që kanë datë fillimi nga 1.7.2012 e në vazhdim, nuk
caktohen më pak se 11 562 (njëmbëdhjetë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e dy) lekë në muaj dhe më
shumë se 23 123 (njëzet e tri mijë e njëqind e njëzet e tre) lekë në muaj.
5. Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota
familjare, të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt të nenit 96 të ligjit nr. 7703, datë
11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me datë fillimi nga
1.7.2012 e në vazhdim, nuk caktohen më pak se 7 841 (shtatë mijë e tetëqind e dyzet e një) lekë në
muaj, por jo më shumë se 11 562 (njëmbëdhjetë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e dy) lekë në muaj.
6. Përfituesit e pensioneve dhe të ardhurave, të caktuara sipas ligjit nr. 4171, datë 13.9.1966
“Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993
“Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të caktuara në përputhje me
ligjin nr. 4976, datë 29.6.1972 “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën
Popullore të Shqipërisë” dhe me ligjin nr. 10 142, datë 15.5.2009 “Për sigurimin shoqëror
suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës
së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes
nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e
Shqipërisë”, me datë fillimi deri më 30.6.2012, përfshi edhe këtë datë, edhe pas rritjes së pensionit
të caktuar në pikat 1 e 2 të këtij vendimi, do të vazhdojnë të marrin kompensimin e çmimeve dhe
kompensimin e të ardhurave mujore, sipas kritereve dhe masës së përcaktuar në vendimet e Këshillit
të Ministrave nr. 138, datë 31.3.1994 “Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të
energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse”, nr. 471, datë 15.7.1996 “Për kompensimin nga ndryshimi
i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”, nr. 401, datë 21.6.2006 “Për kompensimin e të
ardhurave mujore të pensionistëve”, nr. 763, datë 27.12.2006 “Për kompensimin e të ardhurave
mujore të pensioneve”, nr. 415, datë 27.4.2009 “Për rritjen e pensioneve”, nr. 477, datë 30.6.2010
“Për rritjen e pensioneve” dhe nr. 17, datë 20.1.2007 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të
pensionistëve të fshatit”.
7. Kompensimin e çmimeve, sipas kritereve dhe masës së përcaktuar në vendimet e Këshillit
të Ministrave nr. 138, datë 31.3.1994 “Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të
energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse” dhe nr. 471, datë 15.7.1996 “Për kompensimin nga
ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”, do ta marrin edhe ata persona që do të
përfitojnë pensione me datë fillimi nga 1.7.2012 e në vazhdim.
8. Kompensimet për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuara në
vendimet e Këshillit të Ministrave nr. 401, datë 21.6.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore
të pensionistëve”, nr. 763, datë 27.12.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të
3445
pensioneve”, nr. 415, datë 27.4.2009 “Për rritjen e pensioneve”, nr. 477, datë 30.6.2010 “Për
rritjen e pensioneve” dhe nr. 17, datë 20.1.2007 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të
pensionistëve të fshatit”, do ta marrin edhe ata persona që do të përfitojnë pensione me datë fillimi
nga 1.7.2012 e në vazhdim, me kusht që shuma e pensionit mujor plus kompensimin e të ardhurave
të jetë:
a) deri në 13 212 (trembëdhjetë mijë e dyqind e dymbëdhjetë) lekë në muaj, për pensionet e
pleqërisë dhe pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi;
b) deri në 12 712 (dymbëdhjetë mijë e shtatëqind e dymbëdhjetë) lekë në muaj, për
pensionet e invaliditetit dhe pensionet familjare;
c) deri në 8 531 (tetë mijë e pesëqind e tridhjetë e një) lekë në muaj, për pensionet e
pleqërisë, invaliditetit dhe pensionet familjare, të caktuara sipas paragrafit të katërt të nenit 96 të
ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
9. Pas datës 1.7.2012 të ardhurat minimale:
a) të personave që përfitojnë pensionet e plota të pleqërisë dhe pensionet e parakohshme për
vjetërsi shërbimi, përjashtuar ato të caktuara sipas paragrafit të katërt të nenit 96 të ligjit nr. 7703,
datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nuk mund të
jenë më të ulëta se 13 712 (trembëdhjetë mijë e shtatëqind e dymbëdhjetë) lekë në muaj;
b) të personave që përfitojnë nga pensionet e caktuara sipas ligjit nr. 4976, datë 29.6.1972
“Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë” dhe
sipas paragrafit të katërt të nenit 96 të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në
Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nuk mund të jenë më të ulëta se 8 731 (tetë mijë e
shtatëqind e tridhjetë e një) lekë në muaj dhe më të larta se 11 762 (njëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e
gjashtëdhjetë e dy) lekë në muaj.
10. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, në shumën 1 602 milionë
lekë, përballohen nga fondet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe Fondi i Kontingjencës, të
parashikuara në buxhetin e shtetit të vitit 2012 dhe ndahen:
a) për mbulimin e pagesave të pensioneve, në shumën 1 586 milionë lekë;
b) për procedurat teknike të zbatimit të këtij vendimi dhe për pagesën e komisioneve të
shërbimit të pagesave të pensioneve nga “Posta Shqiptare” sh.a., në shumën 16 milionë lekë.
11. Ngarkohen Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe “Posta Shqiptare” sh.a. për të nxjerrë
udhëzimet teknike për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga
data 1.7.2012.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.