Rritja e rasteve të reja me Covid-19, Italia ndalon udhëtarët nga 13 shtete

10/07/2020 9:44 AM 0 komente

Italia ka vendosur të ndalojë hyrjen në vend të personave që vijnë nga 13 shtete, ku ka pasur një shpërthim të infeksioneve të Covid-19.

Lista e përpiluar nga ministria e Shëndetësisë përfshin Armeninë, Bahrein, Bangladeshin, Brazilin, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kilin, Kuvajtin, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Oman, Panamanë, Perunë dhe Republikën Dominikane.

Ndalimi prek të gjithë ata që kanë qëndruar ose kanë udhëtuar nëpër këto vende në 14 ditët e fundit, tha në një deklaratë ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza.

Udhëtarët nga të gjitha vendet e tjera jashtë Bashkimit Europian dhe zona e Shengenit mund të vijnë në Itali, por duhet të zbatojnë një karantinë 14-ditore pas mbërritjes.

“Rreth botës pandemia është në fazën e saj më të mprehtë. Ne nuk mund të hedhim poshtë sakrificat që kanë bërë italianët muajt e fundit,” tha Speranza.

Italia është vendi i parë europian i cili u godit fort nga koronavirusi që nga shpërthimi i epidemisë më 21 shkurt. Deri më tani 35 mijë persona kanë humbur jetën, ndërsa raportet ditore të vdekjeve dhe infeksioneve të reja janë zvogëluar ndjeshëm./Reuters

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of