Maqedonia pret që ta mbyllë këtë vit me 3.3 për qind rritje ekonomike, një shifër në mënyrë të konsiderueshme më e lartë se rritja e parashikuar zero, deklaroi Banka Qendrore.
Guvernatori i Bankës Qendrore, Dimitar Bogov, ua prezantoi parashikimin optimist udhëheqësve të biznesit maqedonas të hënën, teksa vendi duket i vendosur të sfidojë frikën e mëparshme se ekonomia e tij po përpiqet të “rimbledhë forcat” pas recesionit.
Bogov ka thënë tashmë për mediat se ‘rritja [në vitin 2013] është rishikuar pozitivisht në 3.3 për qind’, dhe se “vitin e ardhshëm ne presim që rritja të arrijë në 3.7 për qind dhe për vitin 2015, ajo parashikohet në 4.4 për qind”.
Bogov tha se parashikimi optimist është rrjedhojë e rezultateve pozitive në dy tremujorët e parë të këtij viti, të cilët u përballën me rritje në eksporte nga kompanitë të cilat kishin investuar në fabrikat e reja dhe rritën shpenzimet private.
Pas dy tremujorësh të njëpasnjëshëm me rritje negative në vitin 2012, Maqedonia doli nga recesioni vetëm në fund të vitit të kaluar.
Shifrat e fundit i tejkalojë parashikimet e mëparshme. Në fillim të vitit, guvernatori i Bankës Qendrore, Dimitar Bogov, paralajmëroi për një rritje të mundshme zero në vitin 2013. Më vonë banka rishikoi parashikimin në 2.3 për qind.