Ekonomia amerikane u ngadalësua tre muajt e parë të vitit, pasi bizneset ulën investimet për shkak të kostove më të larta të huamarrjes.
Ekonomia u rrit me 1.1% në bazë vjetore, tha Departamenti i Tregtisë. Kjo ishte në rënie nga norma 2.6% në tremujorin e kaluar, pavarësisht nga shpenzimet e forta konsumatore.
Raporti i fundit mbi produktin e brendshëm bruto – matësi më i gjerë i aktivitetit ekonomik – tregoi se ekonomia tani është rritur gjatë tre tremujorëve të fundit.
Ekonomia amerikane u tkurr gjysmën e parë të vitit të kaluar, pasi flukset tregtare të rregulluara nga pandemia dhe kostot më të larta të huamarrjes, shkaktuan ngadalësim të mprehtë të shitjeve të shtëpive.
Por, tregu i fuqishëm i punës, i ka mbajtur të qëndrueshme shpenzimet konsumatore – shtytësi kryesor i aktivitetit ekonomik – pavarësisht rritjes së kostove të jetesës, duke ndihmuar në kundërshtimin e parashikimeve të një recesioni.
Shpenzimet u rritën me 3.7% me bazë vjetore në periudhën janar-mars.
Presidenti amerikan Joe Biden, e ka cilësuar ngadalësimin si një rregullim të domosdoshëm pas bumit të rihapjes pas pandemisë.
Megjithatë, shumë parashikues ende presin, që SHBA të bjerë në recesion ekonomik, gjatë këtij viti.
Banka qendrore e SHBA, ka rritur normat e interesit në më shumë se 4.75% nga afër zeros, marsin e kaluar, duke lëvizur në mënyrë agresive, në përpjekje për të ngadalësuar ekonominë dhe për të lehtësuar presionet për rritjen e çmimeve.
Që nga fillimi i rritjes, inflacioni, norma me të cilën rriten çmimet, është ulur përsëri, duke rënë në 5% në mars, por mbetet më i lartë se objektivi i bankës prej 2%.
Ndërkohë firmat – veçanërisht në sektorë të tillë si strehimi, financa dhe teknologjia, ku kostot e ulëta të huamarrjes kanë nxitur rritjen – janë rritur shumë pak.
Javët e fundit, është njoftuar për shkurtime të vendeve të punës nga shumë biznese të mëdha, duke përfshirë firmën e konsulencës Deloitte, prodhuesin 3M, shitësin me pakicë Gap dhe gjigantin e teknologjisë Meta.
Raporti i së enjtes tregoi rënien më të madhe të investimeve të biznesit në pajisje, që nga pandemia në 2020, 7.3% në bazë vjetore.
Analistët thonë se ata presin probleme të mëtejshme, pasi tregu i punës po dobësohet dhe bankat po bëhen më të kujdesshme ndaj kreditimit, pas një vargu dështimesh të bankave amerikane muajin e kaluar.
Shitjet me pakicë tashmë janë ngadalësuar, që nga fillimi i vitit, dhe besimi i konsumatorëve është prekur.
“Rritja e PBB-së po mbahet kryesisht nga konsumatori, por rritja në shpenzimet e konsumatorit duket se ka humbur vrullin gjatë një ose dy muajve të fundit,” tha ekonomisti i Wells Fargo, Jay Bryson.
“Ne parashikojmë, që ekonomia amerikane të shkojë në recesion, i cili presim të jetë me ashpërsi të moderuar, në gjysmën e dytë të vitit”. / BBC