Çmimet e prodhimit gjerman u rritën me 5.2 për qind në muajin prill, krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja më e madhe në gati një dekadë, sipas të dhënave të publikuara, duke treguar se pengesat e furnizimit po çojnë në presion të rritur të inflacionit në ekonominë më të madhe të Europës.
Rritja e çmimeve të prodhimit pasoi një rritje prej 3.7 për qind nga viti në vit në mars. Krahasuar me muajin e kaluar, çmimet e prodhimit u rritën me 0.8 për qind në prill, tha zyra federale e statistikave.
Indeksi i referohet çmimeve në fabrika, domethënë para se produktet ose përbërësit të përpunohen më tej dhe të dalin në shitje.
“Presionet e çmimeve vazhdojnë të rriten edhe në nivelin e prodhuesit”, tha ekonomisti i LBBW Jens-Oliver Niklasch.
“Për momentin, është e vështirë të thuash se sa për qind të kostove, kompanitë në të vërtetë do të jenë në gjendje t’ua kalojnë konsumatorëve”, shtoi ai.
Pengesat e furnizimit dhe rimëkëmbja e përgjithshme ekonomike pritet të rrisë çmimet në Gjermani, me qeverinë që parashikon që inflacioni i çmimeve të konsumit të rritet në 2.2 për qind këtë vit dhe të lehtësohet në 1.5 për qind vitin e ardhshëm.
Anëtarja e bordit të Bankës Qendrore Europiane, Isabel Schnabel, tha për kanalin gjerman ARD se rritja e inflacionit në zonën e euros është e përkohshme dhe se çmimet e konsumit duhet të bien ndjeshëm vitin e ardhshëm./Reuters