Rritje e ndjeshme e numrit të turistëve të huaj në Turqi

16/05/2019 10:30 AM 0 komente

Antalia, kryeqyteti i turizmit në Turqi me një popullsi prej 2,5 milionë banorësh mirëpriti në katër muaj e gjysmë të parë të vitit 2 milionë e 347 mijë e 152 turistë nga 178 vende.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Kulturës dhe Turizmit të Antalias, në qytetin që është ndër vendmbërritjet më të rëndësishme të turizmit në botë, numri i turistëve që kanë shkuar në Antalia nga 1 janari deri në 15 maj është rritur 24% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në periudhën e sipërpërmendur të viti të kaluar Antalia mirëpriti 1 milionë e 891 mijë e 428 turistë të huaj, kurse këtë vit mirëpriti 2 milionë e 347 mijë e 152 turistë.

Kështu që qyteti mirëpriti aq turistë sa vetëm banorët e tij.

Sipas numrit të vendeve nga kanë ardhur turistët, Rusia zë vendin e parë. Me një rritje prej 30% arriti në 819 mijë e 406 turistë.

Në vendin e dytë është Gjermania me 475 mijë e 198 turistë dhe më pas Anglia me 140 mijë e 606 turistë.

Anglia ndiqe me radhë nga Holanda, Ukraina, Polonia, Lituania, Izraeli, Belgjika dhe Danimarka.

/TRT TURKEY

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of