Sot është shënuar dita me nurmin më të lartë të të shëruarve. 227 qytetarë e kanë fituar betejën më sëmundjen në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në total në 5441 që nga fillimi i epidemisë.
93 persona janë konfirmuar pozitivë nga 812 testime të kryera.
“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 42 raste në Tiranë, 7 në Fier, 6 në Lushnje, 5 në Malësi e Madhe, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Korçë, Mirditë, 3 në Kavajë, nga 2 raste në Elbasan, Has, Vlorë, Librazhd, Gjirokastër, nga 1 rast në Devoll, Kamëz, Mat, Përmet”.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 23 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar.
Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 41 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Numri i viktimave shkon në 290.
“Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 63 vjeçar nga Lezha, një 67 vjeçare dhe një 70 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Librazhdi, një 72 vjeçar nga Kukësi dhe një 88 vjeçar nga Dibra”.
Për statistikat më të fundit klikoni këtu: Coronavirus në Shqipëri
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.