Rruga e duhur drejt suksesit të biznesit tuaj

26/10/2016 11:37 AM 0 komente

Këshillat e mëposhtme janë 5 sekrete të vogla të cilat do t’ia rrisin vlerën performancës suaj në mjedisin ku punoni. Secila prej këtyre ideve mund të jetë shumë efikase dhe mund t’ju drejtojë në rrugën e suksesit. Nëse i ndërthurni këto këshilla njëra me tjetrën do ta shikoni se rritja juaj profesionale do të vijë shumë shpejt.

Më i shpejti më i miri

Hapi i parë për të rritur përformancën tuaj në punë është të veproni sa më shpejt të mundeni,

sepse ekziston një lidhje ndërmjet dhënies së porosisë dhe dorëzimit të saj sa më parë të jetë e mundur por duke ruajtur vlerën e produktit.

Ndërmjet dy personave ku i pari e përfundon një porosi në një kohë më të shkurtër krahasuar me personin e dytë që e përfundon më vonë por ka një produkt më cilësor, më shumë vlerësohet i pari.

Cilësi më e lartë

Hapi ose këshillia e dytë është që ju gjithmonë duhet të jeni një hap përpara konkurrencës nëse doni të jeni të parët në treg dhe nëse doni që produktin tuaj të mos e konkurrojë asnjë produkt tjetër.

Dhe mos harroni faktin se cilësia më e mirë është ajo sipas klientit sepse ai vendos gjithmonë.

Cilësi më me mirë nuk lidhet domosdoshmërisht me jetëgjatësinë më të madhe dhe me një dizajn modern. Cilësia ka të bëjë kryesisht me përdorimin e produktit, pra nsëse ky produkt është lehtësisht i përdorshëm.

Më shumë vlera

Hapi i tretë është të kërkoni sa më shumë mënyra për t’ia rritur vlerat çdo gjëje që bëni sidomos kur kemi të bejmë me produkte të cilat janë të shumta në treg.

Nëse doni që produkti juaj t’i mbijetojë konkurrencës dhe ju të jeni prodhuesi me një plus më shumë sesa të tjerët, atëherë ju duhet të bëni të pamundurën që t’ia rrisni vlerën produktit tuaj në mënyrë të tillë që ai të jetë superior ndaj të tjerëve.

Mënyrat për t’ia rritur vlerën produktit tuaj janë të shumta, si psh duke pasur një paketim me një dizajn sa më të mirë, duke ia thjeshtësuar mënyrën e përdorimit etj. Por mos harroni se thjeshtësia si në dizajn ashtu edhe në përdorim është një prej faktorëve më të rëndësishëm dhe ishte pikërisht thejshtësia që e bëri Apple-in një prej kompanive më të suksesshme në treg.

Sa më i lehtë në përdorim

Produktet të cilat janë sa më të thjeshta në përdorim, kanë rezuluar se janë edhe më të suksesshmet në treg.

Përmirësoni sektorin e shërbimit të klientit

Hapi i pestë është përmirësimi i cilësisë në sektorin e shërbimeve. Të gjithë jemi emicionalë dhe sjellje të tilla si mikëpritja me një buzëqeshje, ndihma në momentin që kërkohet konsiderohen si pika të forta të një kompanie.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of