Gjatë vizitës së tij në Rumani, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Katarit, Mohamed bin Abdulrahman Al Thani, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Teodor Meleskanu. Gjatë takimit ata diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, mënyrat sesi këto dy shtete mund ta mbështesnin njëra-tjetrën, si dhe çështje me interes të përbashkët.
Të dyja palët diskutuan rreth mënyrave për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe për të rritur bashkëpunimin midis tyre, veçanërisht në fushën e investimeve dhe tregtisë, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare dhe komunikimin e vazhdueshëm mes dy vendeve.
Në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij, Mohamed bin Abdulrahman Al Thani tha se Katari e shihte Rumaninë si një shtet në zhvillim falë një ekonomie në rritje.
“Ne kemi besim të madh se do të ketë rezultate dhe përfitime të larta për të dyja vendet”, tha ai më tej. Gjatë takimit u diskutua edhe bashkëpunimi në sektorë si ai energjetik, projektet në lidhje me Botërorin 2022 që do të organizohet nga Katari, si dhe bashkëpunimi në sektorin e arsimit dhe të kulturës.