Rumani/ Agjencia S&P ul vlerësimin për parashikimin e kredisë në negativ

27/12/2019 10:01 PM 0 komente

Ashtu siç është publikuar edhe në disa prej gazetave më të rëndësishme në Rumani, sipas agjencisë së vlerësimit S&P 500, devijimet e mëdha të shpenzimeve nga qeveria e mëparshme, e kanë detyruar qeverinë aktuale të Rumanisë të rishikojë objektivat e saj të PBB-së fiskale për vitin 2019 dhe 2020 përkatësisht në 4.3% dhe 3.5%, nga 2.8% dhe 3%, përkundrejt sfondit të një ekonomie në ngadalësim.

Edhe pse qeveria rumune u shpreh se parashikon që një konsolidim fiskal i qëndrueshëm të ndodhë vitin e ardhshëm, agjencia e vlerësimit S&P u shpreh se si pasojë e strukturës së ngurtë të buxhetit dhe një mjedisi të paqëndrueshëm të politikës, është shumë e vështirë që një parashikim i tillë të arrihet të realizohet.

Vlerësimi i Rumanisë në BBB- është më i ulëti në kategorinë e “normës së investimit”.

Vlerësimi i normës së kreditit të Rumanisë, nga agjencia Moody është “Baa3” me një perspektivë të qëndrueshme. Vlerësimi i normës së kredisë të Rumanisë nga agjencia Fitch është “BBB-“, gjithashtu me një perspektivë të qëndrueshme.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of