Banka Qendrore e Rumanisë vendosi të lërë të pandryshuar normën e interesit, ashtu siç pritej.
Bordi i Bankës Kombëtare të Rumanisë e mbajti normën e politikës monetare në 2.50%. Banka e la normën e saj të depozitave në 1.50% dhe normën e kredisë në 3.50%.
Sipas Liam Carson, një ekonomist në Capital Economics, me shumë mundësi, Banka Qendrore do të vazhdojë të përdorë operacione të tregut të hapur – në vend të normës së politikës, për të shtrënguar kushtet monetare, shtoi ekonomisti.