Rumani, Datacor synon 15% rritje të xhiros në 2021

20/02/2021 10:05 PM 0 komente

Integruesi rumun i zgjidhjeve inteligjente të infrastrukturës, Datacor, deklaroi të enjten se planifikon të nisë produktet e tij në tregun europian dhe parashikon një rritje prej 15% të xhiros këtë vit, në 51.75 milion lei (12.86 milion dollarë/10.62 milion euro).

Objektivat kryesore për kompaninë në vitin 2020 ishin zhvillimi i aftësive të nevojshme në mënyrë që të ishte në gjendje që këtë vit të niste produktet e veta në tregun europian dhe të ruante normën e fitimit, tha Datacor në një njoftim për shtyp.

“Ka disa faktorë që na bëjnë të besojmë se tani është momenti i duhur për të filluar prodhimin e elementeve të lidhjes me fibra optike. Në Europë, qasja në informacion është bërë një përparësi dhe janë planifikuar projekte në shkallë të gjerë për të zhvilluar infrastrukturat e komunikimit, të gjitha këto kanë nevojë për shpejtësinë dhe sigurinë e ofruar nga një platformë komunikimi me fibra optike (Rrjetet FTTH ose 5G)”, tha CEO i Datacor, Bogdan Bilegan.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of