Në një periudhë afatmesme, deficitet fiskale do të mbeten të larta në Rumani: 4.7% e PBB-së në vitin 2024, krahasuar me objektivin prej 2.9% të vendosur nga qeveria, sipas Përditësimit Ekonomik Rajonal të Bankës Botërore.
Përpjekjet për konsolidimin fiskal mbeten kritike dhe ato duhet të zgjidhin deficitin e madh strukturor, i cili kërkon reforma për të forcuar mobilizimin e të ardhurave dhe për të rritur efikasitetin e shpenzimeve, thekson Banka Botërore.
Këtë vit, deficiti publik pritet të arrijë në 6.6% të PBB-së, 0.8 pikë përqindje mbi objektivin prej 5.8%.
Fondet e konsiderueshme që priten nga Programi i Qëndrueshmërisë dhe Rimëkëmbjes dhe programe të tjera të financuara nga BE-ja, pritet të lehtësojnë disa nga trysnitë fiskale që vijnë nga lufta e Rusisë dhe rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, arsyeton Banka Botërore.
Për sa i përket parashikimit të përgjithshëm, Banka Botërore parashikon rritje ekonomike me 4.6% këtë vit (dhe me 3.2% në vitin 2023), por këto parashikime vijnë me një shkallë të lartë pasigurie. Ngadalësimi i rritjes ekonomike globale dhe recesioni i mundshëm mes partnerëve kryesorë tregtarë mund të ndikojnë në rritjen ekonomike të Rumanisë në vitin 2023.