Prodhuesi italian i pajisjeve elektroshtëpiake, “De’Longhi” është aktualisht në diskutime me autoritetet e Cluj të Rumanisë për të zënë vendin e kompanisë finlandeze,
“Nokia”, që vitin e kaluar njoftoi se do të mbyllte fabrikën në Jucu.
Presidenti i Këshillit të Kontesë së Cluj, Alin Tise, ka pohuar se pritet të nënshkruhet një kontratë me një investitor të mundshëm, që nuk i përmendi emrin dhe që do të sjellë investime rreth 30 milionë euro.
Kompania italiane ka mbi 7,000 punonjës në mbarë botën dhe disa fabrika në Kinë, Rusi dhe Itali.
Gjithsesi, “De’Longhi” nuk është i vetmi investitor potencial i interesuar për të zënë vendin e “Nokia”-s. Më parë është njoftuar se “Bosch” mund të jetë gjithashtu duke ecur përpara me negociata.
Kompania gjermane ka shprehur interesin për të bërë një investim në parkun industrial të Tetarom, afër fabrikave të “Nokia”-s.