Rumani, FMN: Rrezikoni objektivin e deficitit fiskal

08/12/2018 11:54 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Rumania rrezikon të mos E arrijë objektivin e deficitit buxhetor gjatë këtij viti, paralajmëroi Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke këshilluar vendin që të rivlerësojë planet e rritjes së pagave dhe pensioneve. Qeveria e drejtuar nga socialdemokratët, e cila nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje me Fondin që nga viti 2015, synon të arrijë një deficit fiskal prej vetëm 3.0% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, pragu maksimal i lejuar nga Bashkimi Europian.

Në një sondazh të kryer nga Reuters, ekonomistët e anketuar parashikojnë një deficit prej 3.2% në 2018 dhe javën e kaluar qeveria publikoi edhe një plan për të rritur pagën minimale mujore në 2,080 lei (503 dollarë amerikanë) nga 1,900 lei.

“Rritjet e pagës publike dhe ndryshimet e planifikuara në rritjen e pensioneve duhet të rivlerësohen dhe të shikohen edhe në drejtim të ndikimeve të tyre negative për qëndrueshmërinë fiskale dhe rritjen afatgjatë, tha shefi i Misionit të FMN-së, Jaewoo Lee pas një vizite njëjavore në Bukuresht.

Muajin e kaluar, qeveria miratoi planin për të dyfishuar nivelin e pensioneve të shtetit në katër vitet e ardhshme për 5.2 milionë pensionistët e Rumanisë. Sipas kritikëve, kjo lëvizje do të rëndojë mbi financat publike në një periudhë afatgjatë, tha më tej z. Lee.

Z. Lee, i cili e përshëndeti “nismat për të përmirësuar efikasitetin e shpenzimeve publike dhe një prokurim të centralizuar”, tha se buxheti i vitit të ardhshëm dhe kuadri fiskal afatmesëm duhet të synojnë deficite më të vogla në përputhje me angazhimet e BE-së dhe të mbajë raportin e borxhit publik me PBB-në në një trend rënës.

Pas krizës financiare botërore, në vitin 2009, Rumania duhej të arrinte një marrëveshje shpëtimi kur FMN, Komisioni Europian dhe Banka Botërore u zhvendosën për të shpëtuar vendin e Europës Lindore. Rumania ka arritur të zvogëlojë buxhetin dhe deficitin e llogarisë korrente pas një sërë marrëveshjesh të drejtuara nga FMN-ja në 2009-2015. Por ajo nuk ka kërkuar marrëveshje me FMN-në në vitet e mëvonshme.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of