Qeveria rumune ka nxjerrë një dekret emergjence për rritjen e gjobave ndaj shoferëve të taksive të kompanive si Uber dhe Taxify.
Dekreti që pritet të hyjë në fuqi këtë javë, do të vendosë gjoba të larta për të gjithë shoferët e taksive që lëvizin pa pasur licencë. Vlera e këtyre gjobave do të arrijë deri në 1,175 dollarë amerikanë (1,050 euro).
Zëvendëskryeministri rumun, Daniel Suciu, theksoi se vendimi do të merret për t’i dhënë fund “piraterisë së transportit”. Shumë shpejt ligjet e reja do të krijojnë një kornizë ligjore për operacionet e kompanive Uber dhe atyre të ngjashme të këtij sektori. Numri i shoferëve që përdorin taksitë e tyre për të fituar jetesën është shumë i konsiderueshëm.
Edhe më parë gjatë këtij viti, kompanitë Uber dhe Taxify, i kanë kërkuar qeverisë që ta shtyjnë këtë masë, derisa qeveria e Rumanisë të këtë krijuar “kornizën e saj rregulluese mbi shërbimet e transportit alternativ, të ngjashme me ato të vendeve të tjera të BE-së”.