Haier Tech Rumania, pjesë e prodhuesit kinez të pajisjeve shtëpiake Haier, tha se do të nisë prodhimin në fabrikën e frigoriferit me vlerë 70 milionë euro (84.8 milionë dollarë) pranë qytetit jugor Ploiesti, në fund të pranverës.
E vendosur në parkun industrial Allianso në Aricestii Rahtivani, ndërtesa prej 63,000 m2 do të prodhojë frigoriferë të integruar dhe standardë për tre markat e divizionit europian të Haier – Candy, Hoover dhe Haier, tha kompania në një njoftim për shtyp.
Sipas Haier Tech Rumania, punimet në fabrikën e re të prodhimit po përparojnë sipas parashikimit. Pas vitit 2022, kur do të arrijë kapacitetin maksimal, uzina do të punësojë mbi 800 punonjës dhe do të prodhojë 600,000 frigoriferë në vit.
“Ne jemi të kënaqur që kemi zgjedhur qytetin Ploiesti për fabrikën tonë të parë të prodhimit të frigoriferëve në BE. Ky projekt do ta bëjë Rumaninë një qendër strategjike për Haier Europe dhe do të luajë një rol kryesor në strategjinë tonë për të qenë në mesin e tre udhëheqësve më të mirë në industrinë në Europë deri në vitin 2023”, tha drejtorja e operacioneve teknike të Haier Refrigerators Europe dhe drejtorja menaxhuese e Haier Tech Romania, Alessia Ianni.
Haier Tech Rumania është degë e Haier Europe, pjesë e Haier Group, një kompani shumëkombëshe për pajisje shtëpiake dhe pajisje elektronike të konsumit me seli në Qingdao, Kinë. Haier Group ka mbi 65,000 punonjës që punojnë në 24 impiante dhe pesë qendra kërkimore në të gjithë botën.