Infosys do të hapë një qendër dixhitale të inovacionit në Bukuresht për të zhvilluar softuerë për klientët bazuar në icloud, Inteligjencë Artificiale dhe machine learning, tha javën e kaluar drejtori i Teknologjisë së Informacionit.
“Ne do të investojmë në trajnimin e punonjësve tanë aktualë në sektorë të ndryshëm të kësaj industrie”, u shpreh kompania Infosys me seli në këtë qytet. Kjo kompani është e lidhur edhe me Universitetin e Bukureshtit dhe Universitetin Politehnica të Bukureshtit për inovacionin dhe zhvillimin e fuqisë punëtore rumune, duke përfshirë ofrimin e kurseve të përbashkëta trajnuese, bursave dhe studimeve kërkimore.
“Trajnimi për fuqinë punëtore rumune do të ndikojë në mësimet dhe praktikat më të mira që kemi zhvilluar në qendrën tonë të arsimit global në Mysuru në Karnataka”. Mysuru është rreth 150 km në jugperëndim të Bengalurut. Sektori i Teknologjisë së Informacionit planifikon të hapë gjatë kësaj vere një qendër të mbrojtjes kibernetike në Bukuresht, e cila do të ofrojë 24/7 shërbime të sigurisë kibernetike për klientët europianë dhe globalë. “Kjo qendër do të jetë jetike për ofrimin e shërbimeve në të gjithë rajonin europian, duke pasur parasysh edhe Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) dhe kërkesave të tjera specifike. Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) është një ligj i Bashkimit Europian për mbrojtjen e të dhënave dhe privatësisë për të gjithë individët në rajon dhe në Zonën Ekonomike Europiane
“Qendra jonë e inovacionit dixhital në Bukuresht shënon një hap të rëndësishëm, pasi rrit praninë tonë në të gjithë Europën, duke përmirësuar aftësinë tonë për t’i shërbyer klientëve rajonalë dhe atyre globalë”, tha presidenti i Infosys, S. Ravi Kumar në deklaratë për shtyp.
“Duke bashkëpunuar me institucionet akademike lokale, kompania jonë po bashkon grupe të rinjsh të talentuarish në drejtim të teknologjisë së informacionit dhe duke trajnuar dhe duke zhvilluar më tej një fuqi punëtore të kualifikuar në Rumani, ne mund të ndihmojmë në ngushtimin dhe më vonë në mbylljen e hendekut të mungesës së aftësive dixhitale në rajon dhe të kontribuojmë në ekonominë rumune dhe atë europiane”, tha z. Kumar.
Si një prej punëdhënësve më të mëdhenj në Europë, kjo kompani operon edhe në 15 vende të rajonit, duke punësuar rreth 12,000 teknicienë.