Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave, rritja ekonomike e Rumanisë u lehtësua, në tre muajt që u mbyllën në mars.
Produkti i Brendshëm Bruto shënoi rritje prej 4.0% në tremujorin e parë, shifër kjo më e ulët se rritja prej 6.7% e shënuar në tremujorin e katërt të vitit që lamë pas.
Për sa i përket shpenzimeve, konsumi total u rrit me 3.8% në vit dhe kapitali bruto u rrit me 0.8%. Të dyja, si eksportet ashtu edhe importet, u rritën përkatësisht me 4.2% dhe 4.8%.