Rumani/Lëshime në përzierjen e karburantit fosil

07/05/2020 3:47 PM 0 komente

Qeveria rumune miratoi më 9 prill një rregullore urgjente që ndryshon rregullat për shitjen e karburantit dhe lejon shitjen e benzinës dhe naftës, pa kuotat e detyrueshme, duke përfshirë edhe biokarburantet, raportoi EURACTIV.ro.

Pushteti ekzekutiv e kishte lejuar këtë përjashtim, duke pretenduar se importet e biokarburanteve vonohen nga kufizimet e ndryshme të imponuara nga shtetet e tjera europiane dhe prodhimi vendas nuk mund të mbulojë kërkesën.

Këto lehtësime rregullash do të zbatohen për aq kohë sa Rumania të jetë në një gjendje të jashtëzakonshme, për shkak të krizës së COVID-19. Më 16 prill, presidenti Klaus Iohannis e zgjati gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë.

Virgil Popescu, ministri për Ekonominë, Energjinë dhe Mjedisin e Biznesit, tha se Rumania është 100% e varur nga importet për biokarburantin e përdorur në përzierjen e benzinës, por importon vetëm 30% të karburantit të përdorur në përzierjet e naftës.

Në fillim të këtij muaji, EURACTIV.com raportoi se një numër vendesh anëtare në Europën Qendrore dhe Lindore, po marrin në konsideratë “përjashtime” në përzierjen e karburanteve fosile, si pjesë e masave të jashtëzakonshme, për të adresuar ndikimet ekonomike të koronavirusit.

Si pjesë e Direktivës së Energjisë së Rinovueshme (RED) dhe nxitjes për dekarbonizimin e transportit, vendet e BE-së janë të detyruara të përdorin 10% të energjisë së rinovueshme, në thelb biokarburanteve, në sektorin e transportit.

Në praktikë, kjo do të thotë se njerëzit sot furnizojnë makinat e tyre në stacionet e shërbimit me biokarburante të përzier në lëndë djegëse fosile (deri në 10%), në thelb benzinë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of