Shitësi gjerman me pakicë Lidl eksportoi prodhime rumune me vlerë mbi 25 milionë euro vitin e kaluar.
Kompania njoftoi gjithashtu se ka zgjeruar kërkimin për prodhues të frutave dhe perimeve në Rumani, përmes partneritetit strategjik me Universitetin Bujqësor dhe të Mjekësisë Veterinare në Bukuresht. Lidl e ka ndërmarrë këtë iniciativë brenda një programi të gjerë, të zhvilluar nga shitësit të huaj me pakicë që duan të punojnë më shumë me fermerët lokalë, ndërkohë që një ligj i ri mund të detyrojë supermarketet dhe ato zinxhir për të marrë të paktën gjysmën e ushqimit që shesin nga furnizuesit vendorë.
Lidl është duke punuar me mbi 100 prodhues vendorë, tha kompania. Ata e furnizojnë me perime, fruta, mish, produktet e qumështit, vezë dhe bukë.
Në Rumani, xhiroja e Lidl kaloi 1 miliard euro vitin e shkuar. Fitimi i saj është rritur pothuajse tre herë vitin e kaluar, me 38.7 milionë euro.