MAS Real Estate, një kompani investimesh në pasuritë e patundshme, e listuar në Luksemburg dhe Johanesburg, tha se do të shtyjë hapjen e qendrës tregtare Dambovita në Rumani për në gusht, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Qendra tregtare Dambovita pritej të hapej në maj, tha MAS Real Estate në një deklaratë të paraqitur në bursën e Johanesburgut javën e kaluar.
Kompania e pasurive të patundshme gjithashtu tha se po vazhdon me punët e rinovimit dhe rikonfigurimit të qendrës tregtare Atrium në Arad dhe punëve zhvillimore në lidhje me kompleksin rezidencial Marmura Residence. Projektet në Rumani janë ndër të paktat që kompania ka vendosur të mos i pezullojë plotësisht, duke filluar nga marsi i vitit 2020.
Duke pasur parasysh ndikimin e ndjeshëm të mbylljeve te qiramarrësit me pakicë, kompania tha se nuk i faturoi qiramarrësit jo thelbësorë në qendrat e saj në Rumani dhe Bullgari për muajt prill dhe maj.