Michelin Romania, pjesë e grupit francez Michelin, këtë vit do të rekrutojë më shumë se 300 persona për të gjitha aktivitetet lokale, raportoi e përditshmja e biznesit “Ziarul Financiar”.
Aktualisht, 940 njerëz punojnë në selinë e kompanisë në Bukuresht dhe më shumë se 3500 njerëz janë të punësuar në të tri fabrikat që operon kompania franceze në tregun lokal.
Vitin e kaluar, Michelin Romania rekrutoi më shumë se 200 njerëz për aktivitetet e saj në selinë e Bukureshtit (marketing dhe shitje, si dhe shërbime të përbashkëta) dhe gati 500 operatorë prodhues dhe 70 inxhinierë.