Rumani / NATO përuron forcat e reja të Detit të Zi

22/10/2017 8:01 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

NATO përuroi një forcë të re shumëkombëshe të Brigadës Shumëkombëshe Juglindore të NATO-s, me seli në Craiova, Rumaninë Jugore, që synonte të kundërshtonte kërcënimin e rritur të Rusisë për rajonin e Detit të Zi. NATO do të rrisë praninë tokësore, ajrore dhe detare në Rumani dhe Bullgarinë, deklaroi gjatë kësaj jave Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg tha në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin rumun, Klaus Iohannis, se “Brigada në Rumani është vetëm një pjesë e përgjigjes sonë për rritjen e pranisë ruse në Detin e Zi”. Megjithatë mesazhi kryesor që ai donte të përçonte ishte se sulmi kundër një anëtari të NATO-s do të konsiderohet si një sulm kundër të gjithë aleatëve.

“Bazat tona janë një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj veprimeve agresive të Rusisë në Ukrainë”, tha Stoltenberg në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. “Veprimet e NATO-s janë mbrojtëse, proporcionale dhe tërësisht në përputhje me angazhimet tona ndërkombëtare. Ne jemi të shqetësuar nga rritja ushtarake e Rusisë pranë kufijve tanë dhe mbi të gjitha nga mungesa e transparencës kur bëhet fjalë për veprime ushtarake siç është ai i fundit i ZAPAD 2017. Themelimi i forcës së re shumëkombëshe shihet si një sukses diplomatik në Rumani.

Bukureshti gjithmonë i ka mbështetur forcat e NATO-s në Europën Juglindore që nga Samiti i Varshavës në 2016, kur aleanca ra dakord të ngrinte një forcë prej 4,000 trupash në Baltik dhe në Poloni. Megjithatë, negociatat ishin të vështira. Bullgaria dhe Turqia fqinje, dy vendet e tjera të NATO-s në Detin e Zi, janë më pranë Rusisë në mënyrë diplomatike dhe që të dyja e kundërshtuan iniciativën apo mbështetën vetëm një prani më të kufizuar të forcave të NATO-s.

Presidenti Iohannis i tha Asamblesë së NATO-s në Bukuresht se qëllimi i Rumanisë ishte paqja dhe jo lufta.“Ne nuk jemi një kërcënim për Rusinë, por ne kemi nevojë për një strategji aleate afatgjatë”, tha ai. Prania e forcave të NATO-s në Detin e Zi tashmë përfshin patrullat detare por do të rritet me shtimin e vizitave aleate në portet rumune dhe bullgare, trajnime dhe ushtrime më të zgjeruara.

Forcat ajrore të NATO-s në Detit të Zi do të rrisin edhe fuqinë e Rumanisë, duke u vënë fre planeve të Britanisë për vendosjen e sa më shumë avionëve luftarakë në Rumani. Kanadaja është duke patrulluar hapësirën ajrore rumune së bashku me pilotët kombëtarë, ndërsa Italia po patrullon hapësirën ajrore bullgare.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of