Rumania filloi bisedimet e reja me Volkswagen-in (DE VOWG_p), menjëherë pas njoftimit të prodhuesit gjigant se ky i fundit e kishte shtyrë për një moment të dytë vendimin për të ndërtuar një fabrikë të prodhimit të makinave në Turqi, tha ministri i Tregtisë, Stefan Radu Oprea.
Nga Volkswagen-i u deklarua javën e kaluar se ai e kishte shtyrë vendimin e tij përfundimtar për të ndërtuar një fabrikë në shtetin turk, si pasojë e kritikave ndërkombëtare për operacionin ushtarak të Turqisë në veri të Sirisë dhe shqetësimet në lidhje me pasojat që mund të kishte veprimi në fjalë në reputacionin e VW. Në pritje të marrjes së vendimit të ri, ekonomitë në zhvillim në Europën Lindore po luftojnë për tërheqjen e një investimi të tillë në vendin e tyre.
“Ne kemi filluar bisedime të reja me Volkswagen Group dhe Rumania ka një ecuri teknike shumë të mirë dhe ne nuk kemi asnjë problem sa i takon mungesës fuqisë punëtore”, citoi më tej ministri Oprea.
Z. Oprea po shërben si ministër i Përkohshëm i Tregtisë derisa të votohet një qeveri e re, pas rrëzimit të qeverisë aktuale nga një votim mosbesimi në Parlament në fillim të këtij muaji.
Rumania është shtëpia e prodhuesve të makinave Dacia, në pronësi të Renault të Francës (PA: RENA) dhe Ford Rumania (N: F). Ndërkohë që edhe Bullgaria fqinje po përpiqet me të gjitha mënyrat për të tërhequr investimin e VW, duke dyfishuar incentivat financiare për ta bindur gjigantin e prodhimit të makinave VW se është shteti i duhur për të ndërtuar fabrikën e re, u raportua nga gazeta “Frankfurter Allgemeine”.