Banka Qendrore e Rumanisë nuk e ndryshoi normën kryesore të interesit, ashtu siç shumë mund të kishin parashikuar dhe pritur që të ndodhte.
Bordi i Bankës Qendrore të Rumanisë vendosi të mbajë normën e interesit në 2.50%, normën e depozitave në 1.50% dhe kredinë në 3.50%.
Politikëbërësit vendosën të ruajnë nivelet ekzistuese, raportin ndërmjet rezervave në monedhën vendase dhe ato në monedhë të huaj.
Bordi vuri në dukje se inflacioni qëndroi në 4.1% në muajin maj, mbi nivelin e objektivit dhe duke tejkaluar pritshmëritë.
Rritja ekonomike u përmirësua në 5% në tremujorin e parë të këtij viti, e nxitur kryesisht nga rritja e konsumit. Bordi tha se vendimet kanë për qëllim të sigurojnë dhe ruajnë stabilitetin e çmimeve në një periudhë afatmesme, në mënyrë që të ruhet qëndrueshmëria ekonomike dhe stabiliteti financiar.
Gjithsesi, Banka Qendrore e Rumanisë do të detyrohet të rrisë normat e interesit për të qetësuar ekonominë, vuri në dukje Liam Carson, ekonomist në Capital Economics.