Rumani, PBB-ja shënon rritje në tremujorin e parë të 2019-s

21/06/2019 10:20 PM 0 komente

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave, ekonomia e Rumanisë u zgjerua me një ritëm më të shpejtë në tremujorin e parë të këtij viti në krahasim me tremujorin e katërt të vitit që lamë pas.

Produkti i Brendshëm Bruto u rrit 1.3% në tremujorin e parë të këtij viti, pas një rritjeje prej 1.0% të shënuar në tremujorin e katërt të vitit të kaluar.

Në bazë vjetore, PBB-ja u rrit me 5.1% në tremujorin e parë të këtij viti në krahasim me një rritje prej 4.0% të shënuar në tremujorin e mëparshëm. Kjo rritje e ka tejkaluar edhe parashikimin e ekonomistëve, të cilët kishin parashikuar një rritje prej 5.0%.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of